Varrosen burrë e grua që vdiqën tragjikisht në aksident

30 korrik 2022 | 19:34

Çifti mërgimtar, Shemsedin dhe Mervete Sopaj, janë varrosur në Malishevë, pasi vdiqën dje tragjikisht nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Çifti Sopaj po ktheheshin në vendlindje kur ndodhi aksidenti tragjik.

Ata ishin bashkë me dy fëmijët e tyre të cilët kanë shpëtuar, dhe aktualisht po trajtohen në spital, njëri në Ortopedi e tjetri në Neurokirurgji.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm në MPJD…