Varrosen nënë e bijë nga Gjakova që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci

29 korrik 2021 | 16:46

Nënë e bijë nga Komuna e Gjakovës që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci po varrosen sot në vendin e tyre të lindjes.

45-vjeçarja, Valentina Binakaj dhe e bija 18-vjeçare, Erlinda Binakaj, fatkeqësisht nuk arritën t’i mbijetojnë tragjedisë të dielën në mëngjes në Slavonski Brod të Kroacisë.

Mes dhimbjes e lotëve para pak çastesh atyre u është dhënë lamtumira e fundit.

Dhjetë persona me prejardhje nga Kosova humbën jetën dhe mbi dyzet u plagosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod.

Autobusi me 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë. /T7/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa ditë më parë, Gjykata Themelore e Prishtinës mori vendimin…