Varroset 23-vjeçari që u vra mbrëmë në Klinë

29 prill 2022 | 20:51

23-vjeçari që u vra dje në Klinë, pranë një restoranti, ku, sipas mediave, kishte ngrënë iftar me familjen e tij. F.H, kishte lindur në vitin 1999, pak muaj pasi babai iu vra nga forcat serbe dhe u pagëzua me emrin e të atit.

Ai dje nuk arriti t’i shpëtojë plagëve dhe sapo u dërgua në spital, mjeku njoftoi se kishte vdekur. Ndërsa sot është bërë varrimi i tij.

Sipas pamjeve të publikuara nga mediet, në varrimin e 23-vjeçarit morën pjesë mijëra qytetarë.

Të plagosur kanë mbetur edhe dy vëllëzërit e tij, të cilët pas marrjes së trajtimit kanë refuzuar të qëndrojnë në spital dhe janë larguar për në shtëpi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktualisht ka 24,000 vende të lira pune në Austri dhe…