Varroset Greta Kryeziu, Haradinaj: Do të kujtohet gjithmonë si shembull i dashurisë për njerëzit
Të enjten në fshatin Roganë të Kamenicës është varrosur Greta Kryeziu, ish-drejtoresha e Shëndetësisë në këtë komunë.
Në varrimin e saj morën pjesën shumë qytetarë, sikurse edhe bashkëpunëtorë të saj.
Aty ishte edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se në varrimin e saj është ndjerë dhimbja e madhe për humbjen e saj të parakohshme.
“Por po aq i madh ishte edhe nderimi për vajzën e përkushtuar, profesionisten e palodhshme dhe bashkëpunëtoren tonë, e cila me punën dhe vlerat e saj la gjurmë të pashlyeshme në Kamenicë dhe në Aleancë. Greta do të kujtohet gjithmonë si shembull i përkushtimit dhe i dashurisë për njerëzit”, ka thënë Haradinaj.
Ai u ka shprehur ngushëllime të përzemërta familjes, të afërmve dhe të gjithë miqve të saj.
Greta Kryeziu vdiq të mërkurën pas një sëmundje të rëndë.



