Varroset legjenda Fadil Vokrri

10 qershor 2018 | 17:24

Legjenda e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri është varrosur me ceremoni shtetërore në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Të pranishëm në ceremoninë e varrimit, përveç politikanëve dhe sportistëve ishin edhe mysafirë nga vendet e tjera si dhe një numër jashtëzakonisht i madh i qytetarëve nga viset e ndryshme të Kosovës.

Fadil Vokrri ishte futbollisti më i mirë shqiptar, kurse ishte edhe kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe më meritori që Kosova është pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s.

Fadil Vokrri u lind më 23 korrik të vitit 1960 në Podujevë, kurse pas vetës la bashkëshorten Editën dhe tre fëmijët, djemtë Gramozin e Albertin dhe vajzën Albanën.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarë të shumtë, politikanë, sportistë, tifozë dhe zyrtarë të UEFA-s,…