Zëvendëskryeministri Limaj i bën homazhe Fadil Vokrrit

10 qershor 2018 | 16:56

Qytetarë të shumtë, politikanë, sportistë, tifozë dhe zyrtarë të UEFA-s, kanë marrë pjesë në homazhet për legjendën e futbollit, Fadil Vokrri.

Edhe zëvendëskryeministri dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë homazhe, duke nderuar figurën e Vokrrit.

“Sot Kosova nderon ikonën e tij. Kështu shqiptarët dinë t’i nderojnë njerëzit e mëdhenj. Fadil, sot populli yt po shpreh dhimbjen dhe mirënjohjen në respekt të veprës tënde që ti bëre për ne. Fadil, ishe dhe mbetesh udhërrëfyesi më i mirë për djemtë dhe vajzat e reja që duan ta nderojnë shtetin e vet. U prehsh në paqe, legjendë!”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fotografia e Fatmir Limaj

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ceremoninë e 140-vjetorit të përkujtimit, presidenti i Shqipërisë, Ilir…