Vasfije Krasniqi-Goodman reagon për dhunimin e të miturës në Drenas

06 shkurt 2019 | 21:59

Gruaja e parë që foli publikisht për dhunën seksuale të ushtruar ndaj saj në kohën e luftës, Vasfije Krasniqi Godman ka reaguar pas rastit të dhunimit të së miturës në Drenas. Godman ka inkurajuar gratë të cilat janë viktimë e dhunës që të kërkojnë drejtësi. “Unë e kam ndarë rrëfimin tim të hidhur por edhe juve vajza dhe gra të Kosoves ju inkurajoj të ngritni zërin dhe të kërkoni drejtësi. Dhunuesi ngelet dhunues dhe ai duhet marr dënimim e merituar!”, ka shkruar Krasniqi- Goodman në profilin e vet në “ Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca nesër pritet…