Vataj: Dega e PDK-së në Suharekë është e mobilizuar për fitore

16 shtator 2019 | 16:03

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për deputet Ramë Vataj, ka thënë se kjo parti është e mobilizuar për fitoren e Kadri Veselit si bartës i listës zgjedhore të PDK-së.

“Sot kam takuar strukturat e degës dhe nëndegëve të PDK-së në Suharekë, me të cilët diskutuam për mobilizimin e degës dhe strukturave të saj, për fitoren e listës së kryeministrit Kadri Veseli, për ndërtimin e së ardhmes, për secilin dhe shtetin”, ka shkruar Vataj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republikës së Kosovës iu shtua edhe një doktor shkence, e…