Vazhdojnë grevën zyrtarët e Zyrës së Kryeministrit

15 janar 2021 | 19:49

Këshilli Grevist i administratës në Zyrën e Kryeministrit, në përbërje të Trendelinë Dreshaj, Arlinda Likaj – Sejdiu e Arben Krasniqi, përmes një komunikate për media kanë bërë me dije se greva e filluar me datën 14 janar, ka vazhduar edhe sot.

Ky këshill përmes komunikatës ka bërë me dije se mbi gjysma e zyrtarëve Zyrës Kryeministrit dhe zyrtarë të ish Ministrisë Integrimit Evropian kanë hyrë në Grevë më 14 janar 2021 dhe kanë vazhduar atë ditën e sotme.

Sipas kësaj komunikate, kërkesa e vetme e grevistëve është: Anulimi i Rregullores 01/2020 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit.

Kjo Rregullore është duke u kundërshtuar për shkak të shkeljeve ligjore të cilat kanë ndodhur gjatë procesit hartimit saj. Grevistët e vlerësojnë se kjo Rregullore përbën shkelje shumta procedurale dhe materiale të legjislacionit në fuqi.

Greva do vazhdojë deri në Anulimin e Rregullores 01/2020 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit, thuhet në njoftimin për medie nga këshilli grevist.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pas vdekjes së…