Vazhdojnë përplasjet politike për procesin e Brexit-it

14 gusht 2019 | 11:41

Ish-ministri i Financave i Britanisë së Madhe, Philip Hammond, ka akuzuar kryeministrin, Boris Johnson, se po përpiqet të shkatërrojë mundësinë e një marrëveshje të re të Brexit-it, duke bërë kërkesa që BE-ja kurrë nuk mund t’i pranonte.

Në një artikull të “Times”, Hammond tha se një dalje e Britanisë nga BE-ja pa marrëveshje, do të ishte “një tradhti” e rezultatit të referendumit 2016.

Sipas tij, kjo”nuk duhet të ndodhë.

Një burim nga qeveria tha se Britania e Madhe do të largohet më 31 tetor përkundër “përpjekjeve më të mira të ish-ministrit Hammond për të kundërtën”.

Burimi shtoi se ish-ministri ka bërë gjithçka që është e mundur për të bllokuar përgatitjet për largim dhe kishte “minuar negociatat”.

Por, Hammond i hodhi poshtë këto pretendime.

Marrëveshja e negociuar me BE-në nga ana e ish-kryeministres, Theresa May, u rrëzua tre herë nga parlamenti britanik.

May më pas dha dorëheqje dhe u pasua nga Boris Johnson.

Ai ka thënë se do të largojë Britaninë e Madhe edhe nëse nuk arrin një marrëveshje të re me BE-në.

Zyrtarët e Bashkimit Evropianë deri më tani kanë kundërshtuar të rinegociojnë marrëveshjen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kate Middletoni u shfaq sërish në media. Dukesha 37-vjeçare e…