Vazhdon operacioni i kërkimit për gruan e zhdukur në Deçan

13 maj 2026 | 08:39

Zhdukja e një gruaje e cila është raportuar nga familjarët ditën e djeshme ka tronditur komunën e Deçanit.

Ndërkohë, operacioni për kërkimin e saj po vazhdon.

Kështu deklaroi për Klankosova.tv Fadil Gashi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës.

“Operacioni i kërkimit po vazhdon. Në terren kanë dal policia dhe ekipet e kërkim shpëtimit. Ende nuk kemi ndonjë gjurmë të saj”, deklaroi Gashi.

Për rastin në fjalë, mbrëmë në Edicionin Special në Klan Kosova ka folur edhe Fidan Abazi nga Kërkim-Shpëtimi Malor i Kosovës.

Sipas tij, gjatë kërkimeve është gjetur një pjesë veshjeje që dyshohet t’i përkasë gruas së zhdukur, në afërsi të Manastiri i Deçanit.

“Ne jemi duke i zhvilluar aktivitetet tona të kërkimit edhe krejt çka mundemi me thanë deri më tani në këtë drejtim”, deklaroi ai.

Ndërkaq për gjendjen e saj shëndetësore, thuhet se ajo vuante nga depresioni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizjet e brendshme të popullsisë në Shqipëri po dominohen gjithnjë…