Vazhdon pastrimi i Gjakovës

24 maj 2021 | 17:16

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se në kuadër të garës për një Gjakovë të pastër, ka vazhduar tërheqja e drunjve që janë krasitur gjatë javës në disa pjesë të kësaj komune. Në këtë drejtim ai ka thënë se janë duke promovuar që të kenë një operacion të disafishtë, përpos të pastrimit të degëve të drunjve.

“Në kuadër të garës për Gjakovë të pastër, sot po vazhdon tërheqja e drunjve që janë krasitur gjatë javës. Po provojmë të kemi një operacion të disafishtë, përpos që po pastrojmë degët e drunjve, ato do të dhurohen për ngrohtoren e qytetit duke pasur parasysh që ngrohtorja tani punon me biomasë. Jam falënderues ndaj secilit që sot i është përgjigjur thirrjes publike për të qenë pjesë e këtij aksioni pastrimi që në të njëjtën kohë është një mundësi më shumë që hapësirat e pastruara të kthehen në destinim rekreativ për secilin qytetar”, ka thënë Gjini, duke shtuar se është e dhimbshme të shohësh që disa njerëz punojnë e disa të tjerë në mënyrën më të pandërgjegjshme hedhin mbeturina.

“Nga sot edhe zyrtarisht fillon kampanja për shqiptimin e gjobave mandatore, gjë e cila mundëson dënimin e të gjithë atyre që hedhin mbeturina. Duhet të fillojmë ta trajtojmë këtë vend më mirë, por vetëm nuk mund ta bëjmë!”, ka thënë Gjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me…