Vazhdon realizimi i projektit të 110kw për furnizim me energji elektrike në Fushë Kosovë

13 shtator 2019 | 18:33

Projekti për furnizim afatgjatë me energji elektrike në Komunën e Fushë-Kosovës është duke vazhduar në dinamikën e paraparë. Ky projekt i financuar nga KEDS-i dhe i përkrahur dhe ndihmuar nga Komuna e Fushë-Kosovës, ka të bëjë me vendosjen e trafove të reja dhe kyqjes në sistemin e 110kw.

“Ky projekt do të kaloj nëpër disa rrugë të qytetit të Fushë-Kosovës, andaj lusim qytetarët dhe të gjithë ata që veprojnë dhe punojnë në Fushë-Kosovë që të kenë mirëkuptim, përkrahje dhe durim deri në realizimin përfundimtar të këtij projekti jetik për Komunën e Fushë-Kosovës. Projekti sipas planit të paraparë, do të përfundoj në Nëntor të këtij viti”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

/Epoka e Re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër…