Vazhdon rregullimi i trotuareve në Prizren

16 dhjetor 2019 | 15:21

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se janë duke u realizuar punimet për rehabilitimin e trotuareve në rrugë të ndryshme të lagjes “Jeni Mahallë” të kësaj komune.

“Rruga ‘Gjeravica’, ‘Petrit Bytyqi’, ‘Besim Muçaj’, ‘Fehmi Lladrovci’, ‘Shote Galica’ dhe ‘Azem Bejta’, tani e tutje kanë trotuare të rregulluara me kubëza të reja në sipërfaqe të përgjithshme prej 1 270 m². Punimet janë realizuar në kuadër të projektit për mirëmbajtje të rrugëve lokale dhe ndërtimit të trotuareve në komunën e Prizrenit”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit, e cila drejtohet nga Mytaher Haskuka.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në lagjen “Kalabria” janë…