Vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit, mungon opozita
Ka nisur seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Në këtë seancë, e cila ka nisur mbrëmë nuk janë duke marrë pjesë deputetët e opozitës.
Në garën për të parin e shtetit janë Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.
Rushiti në raundin e parë ka marrë 63 vota, ndërsa Hoxha asnjë.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti zgjedhet me 2/3 e votave ose 80 vota të deputetëve.
Nëse asnjeri kandidat nuk merr 80 vota në dy raunde të votimit, në raundin e tretë i duhen 61 vota.
Sipas aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, procesi për zgjedhjen e presidentin është kushtetues kur në proces të votimit marrin pjesë 80 deputetë.
Në rast se presidenti nuk zgjedhjet në tri raundet e votimit, atëherë shpërndahet Kuvendit dhe vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditëve.



