Vazhdon seanca për zgjedhjen e Presidentit, opozita e bojkoton

28 prill 2026 | 19:41

Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon seanca për zgjedhjen e Presidentit, e cila u ndërpre sot dy herë dhe e nisur që nga mbrëmë.

Deputetët e opozitës po e bojkotojnë edhe këtë seancë, shkruan Reporteri.net.

Kryeministri Albin Kurti i ftoi përmes një conference opozitën që të jetë e pranishme në këtë seancë, duke thënë se vendi i deputetëve është Kuvendi.

“Në seancën e orës 19:00, presim edhe deputetët e opozitës, të cilët e kanë vendin në Kuvend”, tha Kurti.

Në seancën që nisi mbrëmë, u bë edhe një votim jokushtetues, me veç 64 deputetë në sallë.

63 vota ishin për kandidaten Feride Rushiti, ndërsa Hatixhe Hoxha nuk mori asnjë votë.

Edhe sipas Kushtetutës, edhe sipas Aktgjykimit të Kushtetueses, nevojiten 80 deputetë në sallë që të fillojë raundi i parë i votimit.

Votimi për president bëhet me votim të fshehtë.

Në rundin e parë dhe të dytë kërkohen dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ndërkaq në rundin e tretë kërkohen 61 vota për president.

Sonte në mesnatë përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit. Në rast se nuk zgjedhet Presidenti, vendi shkon në zgjedhje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në organizim të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati,…