Vazhdon të rritet numri i të infektuarve me Covid në Kosovë

29 korrik 2021 | 14:58

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë paraqitur 72 raste të reja me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 17 persona nga Covidi.

“Nga 2 443 testime, 72 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 633.  Në total numri i rasteve aktive është 305”, ka njoftuar MSh-ja.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përfundimit të kampionatit “Euro 2020”, Hygerta Sako ka nisur…