Vdekja e 56-vjeçarit nga Lipjani, policia interviston personelin mjekësor dhe dëshmitarët

06 shkurt 2022 | 10:41

Një 56 vjeçar nga Lipjani, ka vdekur dje në QKUK.

Ai ishte sjellë nga QKMF në Lipjan në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lidhur me këtë rast policia në raportin 24 orësh kanë konfirmuar se 56-vjeçari vdiq si pasojë e neglizhencës nga ana e mjekëve.

Për këtë ata kanë intervistuar personelin mjekësor dhe dëshmitarët.

“Nga QKUK është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili është sjell nga qendra e mjekësisë familjare në Lipjan  ka ndërruar jetë. Njësitet e hetuesisë kanë intervistuar dëshmitarët dhe personelin mjekësorë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Një dëshmitar i rastit ka treguar për T7, se i ndjeri kishte probleme me zemër dhe afro një orë priti për tretman mjekësor, në QKMF-në në Lipjan.

“Ka kërku ndihmë rreth gjysmë ore, askush nuk e ka marrë parasysh. Dhimbje të mëdha ka pasur, vonë ka ardhë një mjek. Sa e kam dëgjuar ka pasur dhimbje të barkut, gjoksit, kishte pasur sulm, urgjent është dashur t’i bëhet një EKG”, rrëfen dëshmitari për T7.

E Zani thotë se doktori nuk ishte aty, pasi që sipas asaj që kishte dëgjuar nga infermierët aty, ai kishte dalë të kryente punët e veta gjatë orarit të punës.

“Sa e kuptova unë, mjeku kryesor i kësaj qendre nuk ka qenë aty, ka qenë duke kryer punë të veta private, çka po e di unë ku. Kjo ka qenë neglizhencë e mjekëve”, tha ai për T7.

E pas afro një ore, një doktor i kishte dhëne ndihmë viktimës.

Por as atë nuk e kishte bërë të plotë pasi që sipas tij nuk punonte një paisje.

Por një gjë e tillë po mohohet nga drejtori i kësaj qendre. Ai thotë se pajisjet punojnë.

Agim Krasniqi mohon qe aty te këtë munguar ndonjë doktor.

Por ashtu sikur dëshmitari i parë, edhe asamblistit të kësaj komune Alban  Salihut, qe reagoi ndër të parët për rastin, version të njëjtë i ka dhënë një dëshmitare.

Salihu shton se problemet në këtë qendër janë të mëdha edhe gjatë ditëve të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të…