Vdekja e Bujar Nishanit, sot nisin homazhet në Presidencë

01 qershor 2022 | 10:56

Sot (e mërkurë) mbahen homazhet në nderim të ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili ka ndërruar jetë javën e kaluar në një spital në Gjermani.

Homazhet zhvillohen në Presidencën e Republikës së Shqipërisë, atje ku është vendosur dhe trupi i pajetë i mbërritur në atdhe nga Gjermania mbrëmjen e djeshme.

Sipas protokollit të ceremonisë, sot do të jenë familjarët që do të presin vizitat e rastit dhe homazhe nga të afërm, miq e dashamirës, ndërsa nesër në orën 10:00 – 12:00 do të mbahen homazhet zyrtare, sipas ceremonialit dhe protokollit të shtetit.

I shoqëruar më pas nga kortezhi mortor,  Nishani do të përcillet për në banesën e fundit. Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare, pas një  beteje disamujore me Covid-19./A2CNN/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka udhëtuar sot drejt Qipros.…