Vdekja e Ismet Pejës, Osmani: Lamtumirë mjeshtër i këngës

23 nëntor 2020 | 11:20

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka vlerësuar lartë kontributin e këngëtarit Ismet Peja, i cili sot ka ndërruar jetë.

Osmani ka thënë se Peja ka qëndruar për 63 vjet të tëra në skenën muzikore, duke e kultivuar me pasion muzikën e vjetër qytetare.

“‘Robi s’plaket kur vje mosha, robi plaket kur do vetë’. Ky varg i këngës së njohur përmbledhë më së miri ecurinë jetësore të doajenit Ismet Peja, i cili sot mbylli sytë përgjithmonë. Ai qëndroi për 63 vjet të tëra në skenën muzikore, duke e kultivuar me pasion muzikën e vjetër qytetare, e cila mbeti pa zërin e saj unik. Këngët e tij do të mbeten një opus i çmuar për brezat, kurse vargu i kënduar nga ai ‘për me le e për më vdekë, zoti ditën ta ka shkru’, do të jetë i përbotshëm! Lamtumirë mjeshtër i këngës. T’u dëgjoftë zani përherë!”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka thënë se pret…