Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

11 tetor 2018 | 22:05

Një grua ka vdekur sot në rrethana të  dyshimta në Prishtinë.

Policia njofton se 48 vjeçarja u gjet pa shenja jeta në banesën e saj në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’ rreth orës 18.

Lajmin për “KALLXO.com”,  e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florije Ahmeti. “Aktualisht policia është ne ndërmarrje e sipër te veprimeve hetimore dhe atyre te ekzaminimit te vendngjarjes me qellim te sqarimit te rrethanave qe karakterizojnë rastin si dhe ndriçimin e motiveve te tij. Ne vendin e ngjarjes përveç hetuesve rajonal kane prezantuar edhe specialist te forenzikës rajonale, prokurori i shtetit si dhe eksperti mjeko- ligjor. Trupi i pajete i viktimës është dërguar për obduksion përderisa me rekomandimin e prokurorit te shtetit rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka deklaruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit e gjashtë partive politike, PDK, AAK, Nisma dhe AKR…