Vdekje e dyshimtë në Vushtrri: Burri gjendet në një depo pranë një revole

15 maj 2022 | 09:10

Policia e Kosovës njofton për një vdekje të dyshimtë në Vushtrri. Në një depo është gjetur pa shenja jete viktima mashkull dhe në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një revole, një karikator, dhjetë fishekë dhe një gëzhojë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

VDEKJE E DYSHIMTË: Vushtrri 14.05.2022 – 09:47. Raportohet se në një depo është gjetur i shtrirë një person, njësitë relevante policore, prokurori i shtetit dhe një ekipe mjekësore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe  sekuestruar një revole  me një karikator, dhjetë fishek dhe një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi i pakicës në Senatin amerikan, Mitch McConnell, ka thënë…