Vdekjet e fundit nga Covid-19, Haxhiu: Ku është kryeministri Hoti dhe ministri Zemaj?

05 korrik 2020 | 11:48

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas vdekjeve të fundit të 13 personave me Covid-19.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka parashtruar disa pyetje në lidhje me këtë situatë.

“Çfarë po ndhodh në QKUK-së? Çfarë po kërkon policia e Kosovës në Kliniken Infektive, pse është numër aq i madh i policëve në oborrin e Klinikës? Ku është kryeministri Hoti, po ministri Zemaj ka ndodhet?”, ka shkruar Haxhiu.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Çfarë po ndhodh në QKUK-së?

Çfarë po kërkon policia e Kosovës në Kliniken Infektive, pse është numër aq i madh i policëve në oborrin e Klinikës?

Ku është kryeministri Hoti, po ministri Zemaj ka ndodhet?

Përse nuk dalin të na informojnë çfarë po ndodhë?

Kryeministri paska dalë nëpër arat e Kosovës me pa si po shkon puna e korrjes së grurit, a nuk do të duhej të ishin të QKUK-ja për të informuar qytetarët për gjendjen alarmante të rritjes së numrit të të prekurve me coronavirus?

Vetëm dje 8 të vdekur dhe gati 200 të infektuar  ndërsa gjatë natës paskan vdekur edhe 5 pacientë dhe as edhe një prononcim nga Hoti e Zemaj?

Çfarë i shkaktoi vdekjët e përnihershme të pacientëve, po kërkojmë sqarim për çfarë bëhet fjalë?

Lerini takimet nëpër ara e qendra tjera merreni situatën në menaxhim duke ashpërsuar masat sa nuk është bërë shumë vonë.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina është përpjekur të fajësojë Spanjën për koronavirusin e ri…