Vdes 19-vjeçari nga Kosova që u ther me thikë në kufirin Kroaci-Serbi

28 shtator 2023 | 16:09

Një 19-vjeçar nga Kosova është therrur me thikë në kufirin Kroaci-Serbi. Pas plagëve të marrë ai ka gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Batrovc, raporton mediumi serb “Blic”. Mësohet se 19-vjeçari nga Kosova ishte me një shok të tij gjatë kohës kur u sulmuan nga një emigrant, që dyshohet të jetë nga Afganistani.

Shoku i tij arriti të ikte nga sulmuesit, por 19-vjeçari pësoi lëndime të rënda nga thika dhe nuk u bëri ballë plagëve. I mbijetuari arriti ta identifikonte sulmuesin. Policia ka thënë se është duke punuar intensivisht për zbardhjen e vrasjes dhe janë në kërkim të autorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Wesley Clark, ish-komandant i NATO-së gjatë luftës në Kosovë, ka…