Vdes 21-vjeçari shqiptar, u godit nga një furgon në Itali

02 mars 2024 | 22:30

Një 21-vjeçar me origjinë shqiptare, ka mbetur i vdekur pasi u godit nga një furgon në Itali.

Ai u përplas rreth orës pesë të mëngjesit jashtë komunës së Terranicës, ndërsa drejtuesi i mjetit ishte një 41-vjeçar.

Shoferi i tha policisë se pranë mbikalimit me pamje nga spitali i Fiorinit, furgoni i tij ka goditur diçka që nuk ka mundur ta deshifrojë menjëherë dhe pasi ka udhëtuar disa metra dhe është kthyer mbrapa për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur, raporton media italiane Lavioz.it, transmeton Klankosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas humbjes nga Bashkimi në xhiron e shkuar, Peja i…