Vdes afaristi nga Gjilani

14 shtator 2022 | 21:22

Ka vdekur sot afaristi i njohur nga Gjilani, Basri Kqiku.

Ky lajm u bë i ditur nga mediumet lokale në Gjilan sot dhe përmes familjarëve të tij.

Kqiku kishte nën menaxhim kompaninë “Bejta Commerce”.

“Na i thave zemrat Bastri. Qofsh banor i xhenetit”, ka shkruar një e afërme e biznesmenit kosovar.

Ndërkaq akoma nuk dihet arsyeja që solli vdekjen e tij.

Njoftimi mortor i familjes të ndjerit:

“Njoftim mortor: Me pikëllim të thellë ju njoftojm të gjithë familjarët ,miqët , shokët dhe të gjithë farefisin se sot u nda nga ne më i dashuri ynë vëllau Basri Kqiku  nga Gjilani .

Varrimi bëhet me drekë të datës 15.09.2022 ditën e Enjte në varrezat e qytetit në Gjilan .

Nisja funeralit bëhet nga shtëpija e tijë  rr. Ukshin Hoti nr 72.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Big Brother VIP Kosova”, ende pa nisur, ka krijuar një…