Vdes bashkëpunëtori i fundit nazist që kishte jetuar në ShBA

11 janar 2019 | 10:55

Mediet gjermane kanë raportuar se ka vdekur personi që mendohet të jetë bashkëpunëtori i fundit nazist që ka jetuar në Shtetet e Bashkuara.

Mediet “Frankfurter Allgemeine Zeitung” dhe “Westfaelische Nachrichten” kanë cituar zyrtar gjerman, të cilët njoftuan se Jakiw Palij, 95-vjeçar, ka vdekur më 9 janar në qytetin gjerman Ahlen.

Nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes.

Palij, ka qenë roje i ish-kampit nazist, ndërkaq ka jetuar me dekada pa u vënë re në New York, derisa është zbuluar e kaluara e tij dhe ai është deportuar në Gjermani në vitin 2018.

Departamenti i Drejtësisë ka thënë se Palij ka shërbyer si roje i armatosur në kampin nazist në Trawniki në Poloninë e pushtuar.

Ai kishte përkatësi etnike ukrainase ndërkaq ishte i lindur në territorin polak. Palij kishte emigruar në ShBA më 1949 dhe u bë shtetas amerikan më 1957.

E kaluara e tij është zbuluar më 2003 ku më pas iu mor shtetësia amerikane si dhe është lëshuar urdhri të deportohet në Gjermani .

Departamenti i Drejtësisë ka thënë se ai ka pasur rol kyç në ndihmën për shfarosjen e hebrenjëve në kampin Trawniki.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. e ka anuluar…