Vdes burri nga Gjilani pasi i ra druri derisa po e ngarkonte në rimorkio

10 gusht 2022 | 08:51

Të martën në Gjilan një burrë ka ndërruar jetë pasi, derisa ishte duke e ngarkuar me dru rimorkion e traktorit, era e fortë e ka rrëzuar një dru dhe e ka goditur për vdekje burrin nga Burnica e Gjilanit.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Këtë rast e ka raportuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Yuval Noah Harari është një nga intelektualët më të njohur…