Vdes edhe një i ri nga koronavirusi në Prishtinë

25 gusht 2021 | 22:19

Një i ri, Florent Kurtolli nga Prishtina ka vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus, raporton Gazeta Express.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët, teksa arsyen (Covid-19) disa nga miqtë e tij.

Familjarët kanë dhënë detaje sa i përket ceremonisë së varrimit, e cila do të mbahet nesër në lagjen Arbëria të kryeqytetit.

Ndryshe, në ditët e fundit në Kosovë, disa të rinj kanë vdekur si pasojë e COVID-19. Përveç viktimave, është rritur edhe numri i rasteve të reja, duke u thyer për çdo ditë rekorde të reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa, ka…