Vdes edhe një paciente nga Covid-19 në Klinikën e Pulmologjisë

14 korrik 2020 | 17:09

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë me dije se një qytetare e kësaj komunë ka vdekur si pasojë e pandemisë Covid-19.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerës.

Postimi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit,
Sot, është një nga ditët më të rënda që prej shfaqjes së pandemisë në komunën tonë.
Për fat të keq, nga Klinika e Pulmologjisë në Prishtinë, jemi njoftuar se nga komuna jonë, ka vdekur një qytetare e infektuar me covid-19.
Ky është rasti i parë që nga fillimi i pandemisë dhe më i rëndi për ne.
Familjes Bytyqi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta duke bashkëndjerë dhimbjen për humbjen e anëtarës se dashur të familjes.
Shpresojmë që ky të jetë rasti i fundit që përfundoi me fatalitet.
Të prekurve nga virusi covid-19, ju uroj shërim të shpejtë.
Respektoni masat dhe rekomandimet e IKSHP-së.
Mbani maskat, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, mbroni familjet Tuaja dhe shëndetin publik!

(M.Q /Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka urdhëruar që pajisjet e kompanisë…