Vdes gruaja që kishte shitur qaforen e arit për të ndihmuar Universitetin e Tetovës

27 shtator 2020 | 17:07

Siç bëjnë ë të ditur mediat vendore n ë Maqedoni, ka ndërruar jetë Drita Bajrami Saiti. Mediat i kanë kushtuat vëmendjen të ndjerës Drita, pasi që është njëra ndër gratë shqiptare që kontribuuan në mbarëvajtjen e arsimit shqip në Republikën e Maqedonisë.

Drita në vitin 1994 kishte shitur qaforen e saj të arit, apo siç njihet në popull me emrin qystek, një qafore që është dy metra e gjatë. Këtë gjest Drita e kishte bërë për të ndihmuar Universitetin e Tetovës për të mos ndërprerë mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Kontributi që shumica e grave shqiptare kanë dhënë në fushën e arsimimit shpesh kalon pa u vënë shumë në pah. Kontributet e tilla atë botë ishin jetike për të mbajtur gjallë shpresat e studentëve dhe prindërve shqiptarë në Maqedoni, të cilët ëndërronin të shkolloheshin në gjuhën amtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tottenham Hotspur nuk arriti të fiton ndeshjen ndaj Newcastel United,…