Vdes i mbijetuari i masakrës së Pastaselit, Latifi: Nga dita në ditë po shuhen gjurmët e gjalla të gjenocidit serb mbi popullin shqiptar

08 janar 2024 | 00:23

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka ngushëlluar familjen Gjemaj nga Guri i Kuq i Rahovecit me rastin e vdekjes së familjarit të tyre, të mbijtuarit të masakrës së Pastaselit, Shaq Gjemaj.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e njeriut të mirë e të respektuar, Shaq Gjemajt nga fshati Guri i Kuq, i mbijetuari i masakrës së Pastaselit.”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Njoftimi i Smajl Latifit:

Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e njeriut të mirë e të respektuar, Shaq Gjemajt nga fshati Guri i Kuq, i mbijetuari i masakrës së Pastaselit.

Atë ditë kur forcat barbare serbe ekzekutuan dhe masakruan 106 qytetarë shqiptarë të moshave të ndryshme e të të dy gjinive, jetën e këtij burri vetëm një fije e hollë e ndante nga vdekja, vdekje të cilën e pa me sy, por, për fatin e tij të mirë, shpëtoi për t’u bërë rrëfimtar dhe dëshmitar i gjallë i atij tmerri.

Nga dita në ditë po shuhen gjurmët e gjalla të gjenocidit serb mbi popullin shqiptar.

Ngushëllime familjes Gjemaj!

Qoftë i paharruar kujtimi për bacën Shaq, e shpirti i tij pushoftë në paqe!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë mbetur edhe pak ditë nga nisja e “Big Brother…