Vdes infermierja 31-vjeçare nga Drenasi

09 shtator 2021 | 12:20

Në moshën 31-vjeçare ka vdekur infermierja Doruntina Thaqi-Morina nga Drenasi.

Lajmin e ka bërë me dije Oda e Infermierëve të Kosovës.

“Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve të infermieres Doruntina Thaqi-Morina, nga Drenasi e cila vdiq në moshën 31-vjeçare. Vdekja e parakohshme e Doruntina Thaqi – Morina ka prekur gjithë komunitetin, familjen dhe miqtë, andaj ajo do të kujtohet si një person me vyrtyte të larta njerëzore. Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehi ngushëllimet më të thella”, është thënë në njoftimin e kësaj ode.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet shtetërore janë duke i vazhduar hetimet në Covid-Qendrën në…