
Vdes ish-ushtari UÇK-së Afrim Alijaj
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega në Deçan ka njoftuar se ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së, Afrim Alijaj nga Dujaka.
“Na tronditi shumë lajmi i vdekjes së bashkëluftëtarit tonë , Afrim Alijaj nga Dujaka. Ai ishte i dëshmuar në luftën e UÇK-së, si ushtarë i Brigadës 131 dhe pjesëtarë i Batalionit Gardist ‘Shkëlzen Haradinaj’ po ashtu ishte edhe vëlla i dëshmorit të kombit Beslim Alijaj. Afrimi ishte një njeri i dashur, i afërt e i mirë, një luftëtar i shquar i radhëve të UÇK-së. Vdekja e tij la të pikëlluar familjen, miqtë, bashkëluftëtarët dhe gjithë liridashësit! Varrimi i luftëtarit të lirisë Afrim Alijaj bëhet nesër me dt:26.02.2021 në orën 14:00 në vendlindjen e tij në fshatin Dujak”, ka njoftuar Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega në Deçan.