Vdes legjenda e boksit, Xhevdet Peci

09 maj 2022 | 20:00

Ish-boksieri i njohur nga Kosova, Xhevdet Peci, ka vdekur këtë të hënë.

Peci ishte një prej boksierëve më të mëdhenj të Kosovës.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga miku i tij, Afrim Prekazi, përmes një postimi në “Facebook”.

“Zoti i madhërishëm të mëshiroftë vëllau ynë. Xhevdet Peci! Lamtumirë Legjendë në nji botë ma të mirë se kjo!”, shkroi Prekazi.

Xhevdet Peci u lind më 1955 në Mitrovicë. Ai ishte disa herë kampion në ish-Jugosllavi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga Amerika Jugore, sot ka…