Vdes nipi i Ramush Haradinajt

10 shtator 2023 | 16:51

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka vdekur nipi i tij, Mustafë Ahmetxhekaj.

Ish-kryeministri Haradinaj përmes një postim në “Facebook” ka bërë me diej se Ahmetxhekaj u përball me një sëmundje të rëndë.

Teksa i shprehu ngushëllime familjes Ahmetxhekaj, Haradinaj tha se është i pikëlluar për vdekjen e nipit të tij.

“Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e nipit tim, Mustafës, i cili kishte kohë që ballafaqohej me një sëmundje të rëndë”, shkroi Haradinaj.

Postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e nipit tim, Mustafës, i cili kishte kohë që ballafaqohej me një sëmundje të rëndë.

Ngushëllime familjes Ahmetxhekaj dhe gjithë atyre që e njohën.

U prehsh në paqe, Mustafë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ka bërë të…