Vdes një 45 vjeçar në Kamenicë pasi që rrëzohet aksidentalisht nga skelet

08 prill 2023 | 20:50

Një 45 vjeçar ka vdekur aksidentalisht në fshatin Koretin të komunës së Kamenicës.

Sipas Policisë, viktima menjëherë është dërguar në qendren emergjente të spitalit rajonal të Gjilanit, por nuk ka arritur të iu mbijetoj plagëve.

Njoftimi i plotë:

Sot, me datën 08.04.2023 rreth orës 13:45 stacioni policor në Kamenicë, nga qendra emergjente e spitalit rajonal të Gjilanit është njoftuar se aty ësht sjell  një person mashkull kosovar (viti i lindjes 1978) pa shenja jete.

Njësitet policore relevante i janë përgjigjur rastit dhe sipas informatave preliminare viktima dyshohet se gjatë kryerjes se disa punimeve në shkollën e fshatit Koretin të komunës së Kamenicës është rrëzuar nga konstruksioni i skeleve duke pësuar lëndime trupore, lëndime të cilave nuk ka arritur që të u mbijetoj.

Njësiti i Hetimeve Rajonale në koordinim  me Prokurorin e Shtetit janë duke i hetuar rrethanat e rastit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti ,,Vdekje aksidentale’’ dhe trupi i pajetë i viktimës i është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi shqiptar, Bad News Eagles ka shënuar fitore ndaj ekipit…