Vdes një burrë në Rogovë të Gjakovës, dyshohet se u godit nga rrufeja

06 qershor 2023 | 08:59

Një person dyshohet të ketë vdekur pasi është goditur nga rrufeja në fshatin Rogovë të Gjakovës.

Rasti ka ndodhur të hënën dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Fsh. Rogovë, Gjakovë 05.06.2023 – 21:25. Raportohet se në një fushë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull  kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Dyshohet se viktima ka vdekur si pasojë e goditjes nga rrufeja. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë sanksionuar shtatë anëtarë…