Vdes një grua në QKUK, dyshohet se piu sasi të tepruar të barnave

03 tetor 2023 | 08:31

Një grua ka ndërruar jetë në QKUK pasi dyshohet se ka përdorur sasi të tepruar të barnave.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet me dije se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:25 në fshatin Novosellë të Kamenicës.

“Viktima femër kosovare ka ndërruar jetë në QKUK pasi që e njëjta dyshohet se ka përdorur sasi të tepruar të barnave”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, e komentoi edhe deklarimin e…