Vdes një grua në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë

10 janar 2024 | 08:44

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një gruaje në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë.

Sipas policisë, asaj I ishte keqësuar gjendja derisa ishte në Shtëpinë e Pleqve dhe se përkundër intervenimit të stafit mjekësor e njëjta ka vdekur. “Rr. Afrim Loxha, Prishtinë 09.01.2024 – 19:46. Një femër e nacionalitetit serb i është keqësuar gjendja derisa ishte në Shtëpinë e Pleqve. Përkundër intervenimit të stafit mjekësor e njëjta ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Serbia…