Vdes një person në Klinë, u rrokullis me traktor
15 prill 2026
| 15:26
Një person ka vdekur në Klinë pasi i njëjti paraditen e së mërkurës është rrokullisur me traktor.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka thënë se viktima po shkonte për në Istog për të marrë dru.
“Rreth orës 11:20 një qytetar me traktor nga fshati Loskoc ka shkuar në fshatin Polanë të Istogut për të marrë dru dhe është rrokullisur. Nga lëndimet e marra është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Gashi për “Reporterin”.



