Vdes profesori i ekonomisë Nuri Bashota

29 dhjetor 2020 | 14:09

Ka vdekur të martën profesori i njohur i ekonomisë, Nuri Bashota, ka njoftuar familja e tij.

Profesori Bashota, u lind më 8 dhjetor 1933 në Gjakovë. Aty kreu shkollën fillore dhe të mesme, ndërsa në vitin 1960 u diplomua në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Beogradit.

Ishte ndër themeluesit e Fakultetit Ekonomik, ku punoi për 40 vjet para pensionimit.

Ka qenë edhe dekan i Fakultetit Ekonomik, drejtor i Entit për Kërkime Shoqërore-Ekonomike të Fakultetit Juridik-Ekonomik, kryetar i Lidhjes së Ekonomistëve të Kosovës, nënkryetar i Unionit të Ekonomistëve Shqiptar në Tiranë, nënkryetar i Seksionit Shkencor të Lidhjes së Ekonomistëve të ish-Jugosllavisë, kryetar i Këshillit Botues të revistës “Përparimi”, kryeredaktor i revistës shkencore “Economia”, të revistës shkencore ndërkombëtare “ILIRIA”, të revistës shkencore “Universum Jurnal” etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet i fuqishëm e ka goditur Kroacinë. Ai është…