Vdes profesori Isak Eshrefi

07 qershor 2023 | 17:36

Ka ndërruar jetë profesori ferizajas Isak Eshrefi.

Kështu ka bërë të ditur përmes llogarisë së vet në “Facebook” djali i tij, Valoni.

Ceremonia e varrimit do të mbahet në Ferizaj, ditën e enjte me datë 08.06.2023, tek varrezat e reja, në ora 13:30.

Njoftimi i plotë i Valon Eshrefit:

Të nderuar familjar dhe miq,

Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se më i dashuri jonë, babai Profesor Isak Eshrefi ka ndërruar jetë.

Ceremonia e varrimit do të mbahet në Ferizaj, me datë 08.06.2023, tek varrezat e reja, në ora 13 : 30.

Dashuria, kujtimet dhe krenaria e babait, do të jetojë gjithmonë me ne!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoresha e Institutit Nacional Demokratik (NDI) në Kosovë, Nancy Soderberg,…