Vdes profesori universitar, Skënder Rizaj

28 nëntor 2021 | 20:02

Gjatë ditës së sotme ka vdekur profesori universitar Skënder Rizaj.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Departamenti i Historisë së Universitetit të Prishtinës në një postim në Facebook.

Sipas njoftimit, ceremonia e varrimit do të bëhet nesër në ora 12:00.

“Profesor Skënder Rizaj, do të varroset nesër me datë 29.11.2021, në varrezat e qytetit në lagjen Arbëria. Ceremonia e varrimit fillon në ora 12:00, ndërsa familjarët njoftojnë se për shkak të situatës me pandemi nuk do të ketë të pame! Ngushëllime familjes Rizaj”, thuhet në postimin e këtij departamenti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reshjet e shiut kanë bërë që bashkia e Vlorës të…