Vdes punëtori shqiptar në bazën e KFOR-it

09 korrik 2018 | 20:25

Sami Veseli, një punëtor shqiptar për forcat paqeruajtëse KFOR ka vdekur sot në bazën ushtarake.

KFOR-i ka bërë të ditur përmes një komunikate për media se punëtori ka vdekur nga shkaqet natyrore në kampin e Novo Sellës.

“Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Cuoci dhe gjithë personeli i KFOR-it shprehën ngushëllimet e tyre më të thella për familjen e z.Sami Veseli, i cili vdiq sot në bazën e KFOR-it ‘Camp Maréchal de Lattre de Tassigny’ në Novo Sellë. Veseli ishte punëtor civil lokal, i cili ka punuar në KFOR për 15 vjet, përpara se të fillonte detyrën e tij në objektin e ngrënies, vdiq nga shkaqet natyrore”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, e mbrojti planin e saj…