Vdes shtetasja e Shqipërisë që u aksidentua ditë më parë në autostradën “Ibrahim Rugova”

11 qershor 2023 | 08:47

Ka vdekur të shtunën në QKUK një grua – shtetase e Shqipërisë, e cila ishte aksidentuar me 4 qershor në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se ishte në tretman mjekësorë në QKUK ka ndërruar jetë të shtunën.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Autostrada Ibrahim Rugova  04.06.2023 – 12:05. Më 10.06.2023 si pasoj e lëndimeve të marra në aksident, gjersa ishte në tretman mjekësorë në QKUK ka ndërruar jetë viktima femër shqiptare shtetase e Shqipërisë”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u është dorëzuar familjarëve të viktimës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri kanadez Justin Trudeau premtoi të shtunën se do t’ia…