Vdes specialisti i Oftalmologjisë Visar Huruglica, ShSKUK shpreh ngushëllime

13 shtator 2022 | 19:28

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka shprehur ngushëllime për vdekjen e oftalmologut Dr. Visar Huruglica.

Menaxhmenti i SHSKUK-së dhe Klinikës së Oftalmologjisë ku ka punuar i ndjeri, janë shprehur të pikëlluar për vdekjen e tij dhe e kanë konsideruar si humbje të madhe për komunitetin mjekësor.

Lexoni telegramin e plotë:

Me dhembje dhe pikëllim të thellë pranuam lajmin për vdekjen e parakohshme të Dr. Visar Huruglica, specialist i Oftalmologjisë në Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ndonëse  i ri në moshë, Dr. Huruglica dha kontribut të jashtëzakonshëm në trajtimin e pacientëve.

Dr. Visar Huruglica u lind në vitin 1982 në Gjilan, ku kreu shkollimin fillor dhe të mesëm. Studimet universitare në Mjekësi të Përgjithshme i kreu në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Në vitin 2015 përfundoi specializimin në Oftalmologji, për tu punësuar më pastaj në Klinikën e Oftalmologjisë.

ShSKUK dhe  menaxhmenti i Klinikës së Oftalmologjisë i shprehin ngushëllime familjes Huruglica, kolegëve  dhe gjithë komunitetit mjekësor për këtë humbje të madhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot…