Vdes zëdhënësi i Komunës së Klinës

02 prill 2018 | 08:30

Zëdhënësi i komunës së Klinës, Agron Gashi ka vdekur dje në orët e pasdites.

Mësohet se vdekja e tij ishte e papritur. Gashi nuk ishte ndjerë mirë gjatë një loje futbolli dhe kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Familjare të Klinës.

Pasi kishte marrë trajtimin fillestar, ai ishte nisur për në Spitalin e Pejës, por ka ndërruar jetë ende pa mbërritur në spital.

Shkaktari i saktë i vdekjes nuk dihet pasi ende nuk e ka thënë fjalën e vet Mjekësia Ligjore.

Agron Gashi një kohë të gjatë ka punuar si korrespodent i Kohës Ditore për komunën e Klinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është Dita Botërore për Autizimin, shenjat e së cilës…