Vdiq nga Covid-19 një 32-vjeçar nga Podujeva

04 shtator 2021 | 10:58

Një i ri tjetër në Kosovë ka vdekur të shtunën si pasojë e Covid-19.

Familjarë të të ndjerit Haqif Ajvazi, 32 vjeç kanë njoftuar se ai ka vdekur pas një beteje të mundimshme me koronavirus.

“Njoftojmë farefisin, miqtë se sot pas një beteje të mundimshme me Covid- 19 ndërroj jetë më i dashuri ynë Haqif Basri Ajvazi-Coli-32 vjeç! Varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 14:00, në varrezat e Fshatit Sfeçël duke respektuar dispozitat kundër Pandemisë, pra me rrethin e ngushtë familjarë! Për shkak të pandemisë të pame nuk do të ketë!”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Sot është bërë e ditur se si pasojë e COVID-19 ka vdekur edhe një grua shtatzënë, 28-vjeçare nga Vushtrria, bashkë me beben e saj.

Kosova po shënon numër të madh ditor të vdekjeve dhe rasteve pozitive me Covid-19.

Vetëm në tri ditët e para të shtatorit, kanë vdekur 80 persona, nëntë nga ta nën 40 vjeç.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara kanë shpallur sanksione kundër katër punonjësve të…