Vela: Ambasadorët s’duhet të befasohen për lidhjet e Vuçiqit me krimin e organizuar

04 maj 2023 | 15:01

Gazeta e famshme amerikane “New York Times”, i ka kushtuar një artikull presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe lidhjeve të tij me klanin e Velko Belivukut.

Kjo pikërisht në kohën kur Vuçiq dhe partia e tij SNS-ja kishte ardhur në pushtet në Serbi, në vitin 2012.

E lidhur me këtë ka reaguar Blerim Vela, shef i stafit të presidentes Vjosa Osmani.

Fillimisht, Vela ka përshëndetur artikullin e mediumit prestigjioz amerikan.

Më tutje, Vela ka thënë se ambasadorët në Serbi nuk mund të jenë të befasuar nga lidhje e kreut të shtetit serb me klanet e krimit të organizuar.

“Pyetja është se çka do të bëjnë ata”, ka shkruar Vela në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, i shoqëruar nga shefi i…